Në Lugano, qytetin piktoresk zviceran buzë liqenit dhe të rrethuar nga malet, blerja e një kafeje me Bitcoin është bërë po aq e zakonshme sa pagesa me kartë bankare. Klienti paguan pa kontakt përmes një portofoli digjital në telefonin e tij dhe fatura rreth 0.00008629 bitcoin konvertohet në afërsisht 8.80 dollarë. Në pjesën më të madhe të botës, Bitcoin shihet kryesisht si investim, jo si mjet pagese.
Por Lugano ka zgjedhur një qasje tjetër; rreth 350 dyqane dhe restorante tani e pranojnë kriptomonedhën si metodë pagese, krahas frangut zviceran. Madje edhe shërbimet komunale si pagesa për kujdesin parashkollor mund të paguhen me Bitcoin. Qyteti është bërë qendra kryesore evropiane e eksperimentimit me kriptomonedha përmes iniciativës Plan B, e nisur në vitin 2022 nga Komuna e Luganës në partneritet me platformën Tether.
Ndërkaq, lënia e kriptoaseteve, si kriptovalutat dhe stablecoin-et, i ekspozon kursimtarët ndaj rreziqeve të larta në një sektor ku mbrojtjet ligjore janë të kufizuara ose, në disa raste, mungojnë plotësisht. Ky është mesazhi qendror që tre autoritetet kryesore evropiane të mbikëqyrjes financiare; ESMA (Autoriteti Evropian për Bursat dhe Tregjet Financiare), EBA (Autoriteti Bankar Evropian) dhe EIOPA (Autoriteti Evropian për Sigurimet dhe Pensionet) dëshirojnë t’u përcjellin qytetarëve në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.