Sport

Juventusi mendon për pasardhësin e Motës, dy trajnerë rivalë dhe një emër surprizë!

Juventusi u rikthye me këmbë në tokë dje, pasi u mposht nga Atalanta në shtëpi. 0 me 4 është një rezultat i thellë, kundër “Zonjës” që kishte filluar të ëndërront titullin.

Pozitat e Tiago Motës janë më në dyshim se kurrë. Dhe në Itali raportohet se tashmë janë tri alternative që po studiohen nga “Zonja”.

 “La Gazzetta dello Sport” tregon se pasuesit e mundshëm të Motës janë trajnerë aktivë. Dy prej tyre janë rivalë në Seria, pikërisht Gasperini që kishin përballë dje dhe Antonio Konte.

Ky i fundit po bën mjaft mirë me Napolin që synon titullin. Një tjetër alternativë është ajo e Roberto De Zerbit. Ish-mesfushori italian është aktualisht pjesë trajner i Marsejës.

Dhe pse kontratën e ka të vlefshme deri në verën e vitit 2027, gjithçka mund të ndodhë.