Goditje e klubit bardhezi në merkato, zyrtarizon lojtarin që i kishte përfunduar kontrata në qershor. Juventusi ka marrë Zeki Çelik-un.
Anësori turk, pa kontrata që nga 30 qershori, dukej një hap larg rinovimit me Romën, por një blitz i bardhezinjve ndryshoi situatën. Mbrojtësi anësor tashmë është zyrtarisht një lojtar i Juventusit.
Juventus Football Club S.p.A. njofton se ka firmosur një kontratë me futbollistin Mehmet Zeki Çelik. Juventusi ka nënshkruar deri më 30 qershor 2029 me futbollistin, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit torinez.
Çelik ka një eksperiencë të gjatë mes Francës dhe Italisë. Ai ka luajtur 4 sezone me Lille, ku fitoi një titull dhe Superkupën e Francës. Më 2022-shin u transferua te Roma, ku është përshtatur me ritmin e Serisë A, duke konsoliduar edhe pozicionin e tij në Kombëtaren e Turqisë.