Festivali i Akullit në Minesota ka hyrë zyrtarisht në Librin e Rekordeve Guinness me labirintin më të madh në botë, me një sipërfaqe prej 18,148.88 metra katrorë. Labirinti i festivalit, me mure që arrijnë lartësinë rreth 2.4 metra dhe me kthesa të shumta, ka thyer rekordin e mbajtur nga një labirint akulli në Buffalo, New York, që në vitin 2010 kishte një sipërfaqe prej 13 mijë metrash katrorë.
View this post on Instagram
Robbie Harrell, themelues dhe CEO i organizatorit të festivalit Minnesota Ice, tha se ndërtimi i labirintit në stadiumin TCO në Eagan filloi më 1 dhjetor. Labirinti u ndërtua nga 3,452 blloqe akulli, secili me peshë rreth 193 kilogramë. Puna përfundoi më 4 janar dhe më pas u shtuan skulptura akulli dhe drita, para vizitës së një vlerësuesi të Librave Guinness të Rekordeve. Harrell tha se festivali pritet të zgjasë deri më 16 shkurt, në varësi të kushteve të motit.