Live From Tirana

Bledi Mane: “Vajzat duan të bëhen të famshme që të zënë dashnor, djemtë në shtëpi bari…”

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Bledi Mane, për një bisedë të sinqertë dhe pa filtra, siç vetëm ai di…

Pse njerëzit janë fiksuar kaq shumë pas famës?

Ka femra që duan të bëhen të famshme sepse duan të zënë dashnor me lek. Pra, fama të jetë në funksion të lekut. Pyetja që ngrihet është, sa mijëra herë ndodh kjo gjë? Problemi nuk janë vajzat. Se tregu është kërkesë-ofertë. Problemi janë çunat që rrezikojnë jetën në shtëpitë e barit në portin e Roterdamit, duke sjellë kokainën nga vendet latine. Madje mund të ketë dhe nga ata që vjedhin bizhuteri në Luvër, vetëm e vetëm që t’i shesin, të bëjnë lek, të vijnë në Shqipëri në gusht të zënë dashnore atë gocën që e pa në Instagram, ta bëjnë të lumtur, t’i blejnë makinë. Dhe kur i mbarojnë lekët, ajo i thotë ‘Zemra ik dhe hajde përsëri, nderin do vazhdoj ta ruaj.’