Live From Tirana

“Ka një hipokrizi të madhe te çiftet…”/Arjan Curi: Njerëzit tradhtojnë dhe beqarinë e tyre…

Best of Live From Tirana

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë analisti Arjan Curi, për një bisedë pa filtra dhe plot provokime nëpërmjet deklaratave të tij të forta…

Mendon se janë të sinqertë çiftet në Shqipëri me njëri-tjetrin?

Mendoj që ka një hipokrizi të madhe. Prandaj dhe pyetjes a je beqar apo i martuar, unë nuk dua t’i përgjigjem, sepse nuk di si t’i përgjigjem. Njerëzit e tradhtojnë dhe beqarinë e tyre. Ka njerëz që kanë bërë betim për beqarinë e tyre dhe e tradhtojnë. Ka dhe njerëz që bëjnë betim për besnikëri të përjetshme në martesën e tyre dhe e tradhtojnë. Ti nuk mund t’i mbash të gjitha bashkë, ti nuk mund të jesh dhe prind i mirë, dhe baba i mirë, dhe bashkëshort i mirë, dhe i dashur i mirë, dhe dashnor i mirë. Ka që pretendojnë që i bëjnë dhe pastaj nuk bëjnë asgjë të saktë në fund.

Pse kanë tendencën për të tradhtuar çiftet?

Sepse nuk e kanë kuptuar çfarë po bëjnë, nuk e kanë kuptuar çfarë është martesa, çfarë është dashuria, çfarë është të qenurit prindër, cila është përgjegjësia që kanë marrë përsipër. Thjesht duan të gjejnë një arsye të hedhin fahin tek një tjetër që mund të dëgjojnë në një podcast, për të cilin mendojnë se e gjetëm shkakun pse na është shkatërruar martesa.