Analisti i njohur, Arjan Curi, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka komentuar protestën që po zhvillohet në Tiranë kundër projektit të Zvërnecit. Jo vetëm kaq, pasi ai foli edhe në lidhje me qëndrimin që mban kryeministri i vendit, Edi Rama.
Curi: Rama si narcizisti më i madh në këtë vend, e shijon shumë. Është i pari ndoshta që e shijon shumë këtë protestë. Madje nga ana tjetër, i nxit akoma më shumë që t’a shajnë, që të merren me të. Kam idenë që i vetmi inat që ka Rama këto ditë është me parullën ‘Rama në burg, Berisha në burg’.
Sharka: Pse? E tremb burgu?
Curi: Jo, e tremb një emër tjetër që është Berisha. Pra do që e gjithë protesta të merret vetëm me atë. Ndërkohë që protesta e Berishës nuk i thotë për shembull ‘Berisha ptt’, i thotë vetëm Ramës. Protesta dhe ata që janë në protestë dhe i gjithë kombi ynë liridashës, prodhon gjithmonë lider narcizistë. Përpara Ramës kemi prodhuar Berishën që ka 40 vjet në pushtet. Para Berishës Enver Hoxha, Ahmet Zogu. Ne prodhojmë lider që në fund janë narcizistë. Madje kam frikë që edhe kjo protestë do të prodhojë një narcizist të ri. Duhet që Berishën t’a heqë dhe nga pankartat. Por Berisha pastaj si një narcizistë tjetër e do dhe ai vëmendjen dhe dje ka dhënë urdhër te të gjithë ndjekësit PD-së që të futen në protestë. Mendoj që edhe ai po do që të pushtojë protestën. Pra, ka një përplasje mes dy lidërve se kush urrehet më shumë në këtë moment, sepse nuk mund të jetojnë pa emocione.