Ndërsa vazhdojnë protestat kundër ndërtimit në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ironizon mbishkrimet në pankarta. Sot reagoi duke publikuar në llogarinë e tij në Facebook disa prej pankartave më kreative të përdorura gjatë protestave, duke i shoqëruar me një shkrim me nota ironie.
Rama i cilësoi pankartat si “argëtuese” dhe përgëzoi autorët për kreativitetin e tyre, duke theksuar se pavarësisht kritikave, ai e vlerëson humorin dhe idetë e shprehura përmes tyre.
Së fundmi ka postuar disa nga pankartat e protestuesve si “meme” gjithashtu edhe një video të tijën duke imituar blogerët, pasi ia kishin edituar me AI.
“Kush e ka bo hallall”, shkruan Rama poshtë videos.