Live From Tirana

“Nuk e pe sa i eksituar ishte dje?”/Arjan Curi: Rama do mërzitej po të mbaronte protesta!

Analisti i njohur, Arjan Curi, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka komentuar protestën që po zhvillohet në Tiranë kundër projektit të Zvërnecit. Jo vetëm kaq, pasi ai foli edhe në lidhje me qëndrimin që mban kryeministri i vendit, Edi Rama.

Curi: Rama mund të jetojë me vite në këtë situatë.

Sharka: Nuk e ka problem fare, mund t’ia dalë thua?

Curi: Nuk e pe sa i eksituar ishte dje? Ai vetë solli vallen që quhet valle e Flamengos. Po të shikosh lëvizjet që bëri Rama dje…

Sharka: Kur imitoi blogeret thua?

Curi: Po.

Sharka: Ishte gati si Flamengo ai pozicioni.

Curi: I mungonin dy lugë në duar që kërcasin, ishte pikërisht vallja e Flamengos. Sepse Rama e do këtë situatë, ai jeton për këtë situatë. Do ose ta adhurosh ose ta shash.

Sharka: Ose ta urresh në maksimum, nuk do injorimin.

Curi: Është si një narcizist, i cili jeton me emocionet e njerëzve. Ai do trishtohej shumë nëse kjo protestë do mbaronte.

Sharka: Vërtet?

Curi: Këtë ide kam.