Akuzat për korrupsion, pranga një inxhinieri kolaudimi dhe tre agjentëve të kompanive të sigurimit të mjeteve në Fushë-Prezë të Tiranës. Në pranga ranë Albert Allushi, Arbër Cenuka, Gëzim Sorra e Haxhi Marqeshi. Muajin e kaluar, janë kaluar makina me mangësi teknike duke iu kërkuar dhe marrë shuma monetare pronarëve të tyre. Agjentët e kompanive të sigurimit luanin rolin e sekserëve.