E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë një këngëtare e re e tregut, por me një talent të madh, Sonia Vokopola. Ajo ka folur më shumë për projektet e saj të fundit, çfarë pritet së shpejti, si dhe shumë të pathëna të tjera…
Çfarë kënge do t’i dedikoje banorëve të “Big Brother VIP 4”?
Për Eglin e kam gati këngën. Është kënga ime “Po ti s’e di”, është momenti perfekt. Unë kam qenë në pozitën e Eglit. Kjo këngë është shkruar sepse unë kam qenë në një pozitë si Egli, ai nuk ma kthente mbrapsht dashurinë.
Si përfundoi kjo histori?
Përfundoi siç po ndodh tani në “Big Brother” po ta shohësh, që ajo po përpiqet e po përpiqet e po përplaset me një mur. Dhe mendoj se dhe këngët prandaj vijnë, se nuk ke kujt ia thua, nuk ia thua dot personit. E vuan, sepse njeriu kur do sinqerisht, është e vështirë ta tërheqësh mbrapsht.
E gjykon ti veten për këtë periudhë që ke qenë si Egli?
Jo, sepse më tregoi që mund të dua shumë dhe pastër. Më tregoi më shumë për veten time. Çdo situatë të mëson për veten. Nuk ka rëndësi sa lëndohesh, sa gjëra ndodhin, çdo situatë të mëson për veten tënde.