Një ngjarje e ndodhur në Spanjë, ku një grua rreth të tridhjetave me prejardhje nga Bangladeshi, ka përfunduar në pranga pasi i ka prerë organin gjenital shefit të saj. Kjo ka ndodhur për arsyen se ai ka tentuar ta dhunojë seksualisht.
Në një deklaratë të dhënë ajo është shprehur se po përpiqej të vetëmbrohej nga sulmi seksual.
Zonja punonte në një bar të qytezës Sant Andreu de la Barca, pranë Barcelonës, ku një mesnatë pronari i kafesë tentoi ta përdhunonte dhe zbuloi se kjo nuk ishte hera e parë. Ai e ka ngacmuar atë për muaj të tërë si dhe disa herë është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të para se ta sulmonte me thikë.
Pas incidentit, ajo ka kontaktuar policinë për të pranuar sulmin, teksa burri është dërguar në spital për të bërë një ndërhyrje emergjente. Ende nuk dihet nëse mjekët arritën t’i bashkonin sërish pjesët e ndara të organit, pra asnjë informacion rreth operacionit të tij. Por, policia ka nisur hetimet rreth pretendimeve të gruas që e bëri të gjithën për vetëmbrojtje.
Sigurisht, nuk është hequr mundësia e arrestimit të shefit të saj sapo gjendja e tij të jetë përmisuar.