Të paktën 32 persona kanë humbur jetën pasi një kamion ka goditur turmën me njerëz në Guatemala. Ngjarja ka ndodhur pranë qytetit Nahula, kur kamioni është përplasur me trumën e njerëzve në çastin kur ata ishin duke parë një tjetër person i cili ishte aksidentuar. Nga aksidenti nëntë persona të tjerë mbetën të plagosur. Mediat raportojnë se mes viktimave kishte gra dhe fëmijë.