Kancelari gjerman Friedrich Merz mbajti fjalën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë këtë të premte.
Kancelari gjerman Merz: Jam i kënaqur që jam këtu dhe kam nderin që të jem me ju për herë të parë në këtë grup të shquar udhëheqësish, pres bashkëpunimin tonë të ngushtë jo vetëm se na duhet shumë por jemi të gatshëm, dua të fokusohem në disa çështje, kemi një sfidë që nuk është parë në këtë 10-vjeçar në Ukrainë, nuk është një luftë kundër këtij vendi, ne ishim në Kiev, e bëmë këtë jo vetëm në emrin tonë, por edhe në tuajin për të treguar vendosmërinë, jemi të vendosur që duhet të vazhdojmë t’i japim mbështetje të fortë ushtarake Ukrainës, këtij vendi që gjendet në vështirësi, përpjekjet tona kanë treguar sukses të vogël diplomatik.
Nga Tirana, Merz kishte edhe një thirrje për Europën:
“Ju e dini që vendi im i është skajshmërisht mirënjohës për atë që SHBA ka bërë pas Luftës II Botërore. Duhet të bëjmë çdo përpjekje të mundshme që amerikanët t’i kemi në anën tonë. Nuk mund t’i zëvendësojmë kurrsesi. Sistemet tona politike, demokracitë tona, janë në rrezik. Prandaj duhet të tregojmë se jemi majftueshmërisht konkurrues. E di që ka pasur kritikë për angazhimin gjerman, për pushtimin e Gjermanisë ndaj Europës, institucioneve europiane dhe Bashkimit Europian. Unë i kam kërkuar qeverisë sime të jetë sa më shumë që të jetë e mundur e pranishme në nivel europian, për të treguar që Gjermania është tërësisht e angazhuar për atë që është e domosdoshme në Europë tashmë”, vijoi Merz.