Bota

Kandidati i Trump humb garën për drejtimin e Agjencisë së Migracionit

Kandidati i administratës Trump për të udhëhequr Agjencinë e Emigracionit të Kombeve të Bashkuara humb garën. Ky zhvillim shihet si goditje e fortë për Shtetet e Bashkuara në organizatën shumëpalëshe. Duke filluar nga 1 tetori, organizata do të drejtohet nga Antonio Vitorino i Portugalisë, një ish-komisioner europian për drejtësinë. 10 ditë më parë, Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqeshin nga këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut, duke e cilësuar një organizëm hipokrit.