Bota

Kanë, yjet e filmit në protestë

Dhjetëra yje femra të kinematografisë protestuan në Festivalin e Kanës, kundër diskriminimit gjinor në industrinë e filmit. Mes tyre ishin Cate Blanchett, Kristen Stewart e Jane Fonda. Festivali prestigjioz i Kanës është vënë nën kritika se ka dështuar të përfshijë më shumë realizime të prodhuara nga regjisore femra. Protesta vjen në kohën e akuzave të panumërta për ngacmime seksuale.