Bota

Kaosi në Venezuelë, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

Venezuela mban zgjedhjet e parakohshme presidenciale të dielën, ndërsa 5.000 njerëz në ditë braktisin vendin, shumica prej të cilëve drejt Brazilit. Prej kohësh, Venezuela është përfshirë në një krizë të rëndë ekonomike, politike dhe sociale, nga regjimi socialist i presidentit Nicolas Maduro. OKB-ja thotë se mbi një milion venezuelianë kanë emigruar edhe në Kolumbi gjatë muajve të fundit.