Hawai po përballet prej ditësh me katastrofën natyrore më të rëndë të 5 dekadave të fundit, pas shpërthimit të vullkanit Kilauea. Guvernatori David Ige tha se shteti do të mbulojë të gjitha shpenzimet për të nisur menjëherë rindërtimin e rrugëve, parqeve publike, shkollave dhe tubacioneve të ujit. Por ajo që duket se do ta godasë më shumë këtë vit Hawain është turizmi. Agjensitë turistike flasin për anulim të prenotimeve për muajt e verës, duke shuar shpresat për një sezon fitim-prurës për banorët e Hawait.