Këngëtarja e famshme Katy Perry është duke kaluar një periudhë të ngarkuar në jetën personale po ashtu edhe në karrierën muzikore.
Teksa duhet të ishte duke u përgatitur për dasmën me Orlando Bloom, ajo humbi gjyqin për plagjiaturë nga i cili duhet të paguajë miliona dollarë dëmshpërblim për “Dark Horse”.
Megjithatë, ajo nuk është ndalur së prodhuari dhe publikuari projekte të reja muzikore për të cilat fansat kërkojnë që të promovohen nëpërmjet një turneu siç ndodh zakonisht me këngëtarët të cilët sapo kanë lançuar një album muzikor.
Përmes një daljeje live në rrjetin social Instagram, Perry i është përgjigjur disa nga pyetjeve të fansave duke zbuluar gjithashtu se nuk do të shkojë në turne.
Këngëtarja sqaroi se një turne muzikor momentalisht nuk është në planet e saj por do të nxjerrë shumë këngë të reja sic bëri së fundmi me kënën “Small Talk”.