Në Astana të Kazakistanit nisi raundi i 9-të i bisedimeve të paqes për Sirinë, negociata që drejtohen nga Irani, Rusia dhe Turqia. Atyre pritet t’iu bashkohet dhe ndërmjetësi i OKB-së, Steffan de Mistura. Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin pjesë në këtë raund, ndryshe nga herët e kaluara. Rusia dhe Irani mbështesin Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad, ndërsa Turqia dhe Shtetet e Bashkuara, grupet e ndryshme rebele.