Në spektaklin e sotëm, ka ndodhur përballja mes Eglit dhe Gjestit, e kërkuar prej disa kohësh nga ky i fundit.
Gjesti pa reagimet e Eglit kur ishte jashtë shtëpisë, e po ashtu, klipin që Egli pa para rihyrjes. Gjesti tha se kuptoi që Egli ka hyrë me qëllim të keq ndaj saj. Nga ana tjetër, Egli tha se ka hedhur veten poshtë për Gjestin, teksa e akuzoi banorin se e përdor për lojë.
Gjesti: Ato fjalët ‘do zhdukem’ i kam thënë pas debatit për nishanin, si çdo çift që debaton kështu ishte dhe mes nesh. Sa i përket postimeve… Kam dyshuar te Egli.
Egli: Pse nuk tregohen dhe gjërat e mira që kam thënë?
Ledion Liço: Mund t’ia thuash ti.
Gjesti: Kam dyshuar që ka ardhur me qëllim të keq ndaj meje. Që kur ka ardhur më ka gjuajtur mua dhe Rozanën.
Egli: Ti më ke gjuajtur mua, me ngacmime, duke më hedhur gjëra…
Gjesti: Ishin shaka.
Egli: Do të bësh akoma shaka? Pa folur fare?
Gjesti: Kur ke ardhur kam dashur që të të lë kohën tënde dhe të vije ti tek unë kur të doje. Ti ke dalë jashtë dhe ke parë që ke dalë keq a diçka, nuk të ka pëlqyer vetja dhe ke dashur të më nxjerrësh mua keq. Nuk mund të më nxjerrësh kështu mua.
Egli: Ti kam thënë që kur isha në shtëpi.
Gjesti: Ke thënë të mbajë përgjegjësi për ndjenjat e mija.
Egli: Për veprimet.
Gjesti: A mban përgjegjësi që unë nuk të dua?
Egli: Patjetër.
Gjesti: Shihet që ke ardhur me qëllim të qartë.
Egli: Para teje nuk do qaj më. Kam frikë se hidhesh nga murri sërish, boll jam akuzuar, kam kërkuar falje që ti të mos dalësh keq. Atë reagim e kam bërë sepse ma kërkonte publiku. Te ai reagim kur të dalësh, do e shikosh të plotë. Mos u nxito këtu. Koha i tregon të gjitha. Ato dy fraza të janë thënë herë pas here nga unë. Unë nuk rashë në dashuri me krevatin. Rashë në dashuri me dikë që më ka puthur disa herë, më ka përqafuar, më ka thënë disa fraza që i thotë vetëm një partner.
E di pse unë nuk jam larguar ndaj teje? Sepse kam pasur këto veprime, nuk më ke thënë nuk të dua. Me fjalë më ke hedhur përtokë dhe e kam pranuar se kam thënë le të bëjë lojën e tij. Nëse nuk e do dikë, mos e afro kurrë.
Gjesti: Ti moj mos u afro.
Egli: Sa herë jam larguar nuk më ke lënë rehat. Më ke ardhur nga mbrapa.
Gjesti: Unë jam i keq, sigurisht…