Bota

KE e shqetësuar për zgjedhjet e parakohshme në Turqi

Këshilli i Europës nuk e fsheh shqetësimin lidhur me zgjedhjet e parakohshme të 24 Qershorit në Turqi, por Ankaraja i kërkon të mos ndërhyjë. Për shkak të sistemit të ri zgjedhor, Komiteti i Monitorimit pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit deklaroi se “Legjitimiteti i zgjedhjeve turke është në dyshim”. I menjëhershëm reagimi i Kryeministrit Binali Yildirim. “Këshilli i Europës duhet të shohë punën e tij. Turqia do t’i zhvillojë zgjedhjet”, – tha Yildirim.