Gossip Showbiz

Kelly komenton takimin mes Eglit dhe ish-partnerit të saj! Çfarë i ka shprehur Olsi më pas?

Ish-banori i “Big Brother VIP 4” dhe këngëtari i njohur Kelly ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku komentoi disa nga momentet më të diskutuara të spektaklit.

Një ndër to ishte padyshim takimi surprizë mes Eglit dhe ish-partnerit të saj, aktorit Olsi Bylyku – një skenë që preku publikun dhe nxiti reagime të shumta në rrjete sociale.

Kelly, i cili i njeh të dy jashtë shtëpisë, e cilësoi këtë moment si “shumë miqësor dhe emocional”.

Sipas tij, pavarësisht sikletit fillestar, sidomos nga ana e Eglit, biseda rrjedhi natyrshëm dhe përcolli një mesazh të rëndësishëm për publikun: mirënjohjen dhe vlerësimin pas një ndarjeje.

Takimi ishte shumë i sinqertë. Pjesa ku u përmend mirënjohja më pëlqeu shumë. Ishte një mesazh i bukur për këdo që ka kaluar një marrëdhënie dhe mundohet të marrë më të mirën prej saj

Ai konfirmoi gjithashtu se një ndër nxitjet që Olsi të pranonte këtë takim ishte partnerja e tij aktuale, e cila, sipas deklarimeve të vetë aktorit, e ka mbështetur plotësisht.

Kelly zbuloi se është takuar me Olsin një ditë pas transmetimit të spektaklit dhe se ai ishte ndier shumë më i lehtësuar:

Dukej sikur kishte hequr një peshë nga shpatullat. Ishte i qetë dhe i kënaqur që pati mundësinë të shprehej në atë mënyrë.

Ai shtoi gjithashtu se ndonëse nuk e priste një ribashkim të tillë në spektakël, ky ishte një nga momentet më të bukura dhe të sinqerta që kishte parë.

Ky takim, sipas Kellyt, mund të ketë ndikim të dyfishtë në rrugëtimin e Eglit në shtëpi, por më shumë pritet të jetë pozitiv, duke forcuar imazhin e saj në sytë e publikut si një vajzë me zemër të madhe dhe e gatshme për t’u përballur me emocionet e së kaluarës.