Muzikanti i njohur John Mayer zbuloi se dëshiron të martohet. Këngëtari i “The Your Body Is A Wonderland”, foli rreth kësaj gjatë një fragmenti të episodit të ardhshëm të podcast-it të Kelly Rizzo’s “Comfort Food”. Në një moment gjatë intervistës, për People, këngëtari pranoi se ishte gati për një hap serioz në jetën e tij.
46-vjeçari u shpreh se:
Njerëzit nuk mendojnë se unë dua të martohem. Unë absolutisht dua të jem i martuar. Unë dua shumë të martohem. Unë mendoj se niveli i të qenit i mbështetur është gjëja më e mirë në botë për mua.