Celebrities Gossip Showbiz

Këngëtarja legjendare Patti Smith rrëzohet në skenë, shkak migrena!

Këngëtarja legjendare Patti Smith, 78 vjeçe, u rrëzua në skenë gjatë një prezantimi në Sao Paulo, Brazil, si pasojë e një migrene të rëndë. Ngjarja ndodhi rreth 30 minuta pas fillimit të performancës, ndërsa Smith lexonte një tekst për ndryshimet klimatike. Ajo u shtri në skenë për disa minuta para se të ndihmohej dhe të largohej me një karrige me rrota. Më vonë, artistja u rikthye për t’i kërkuar falje publikut që nuk mundi të përfundonte shfaqjen.

“Më vjen shumë keq, doktori më tha se nuk mund ta vazhdoj”-tha ajo, ndërsa publiku e mbështeti me duartrokitje dhe brohoritje. Sipas grupit Soundwalk Collective, me të cilin ajo po performonte, Smith kishte vuajtur nga migrena për dy ditë, por ishte e vendosur të ngjitej në skenë. Nuk është konfirmuar ende nëse performanca e saj e planifikuar për natën tjetër do të zhvillohet.