“Ishte një gjest idiot, i shkruar me impulsivitet. Kërkoj ndjesë për përmbajtjen e postimit! Kurrë nuk i dëshiroj vdekjen dikujt, veçanërisht një fëmije. Por, nuk i tërhiq idetë e mia politike, nuk ndihem i përfaqësuar nga kjo qeveri”. Këto janë fjalët e shtetasit S.A., mësues i gjermanishtes në një shkollë të mesme në Napoli, i intervistuar në internet pas polemikave që lindën nga postimi i tij për vajzën e kryeministres Giorgia Meloni.
E kuptoj sa serioze është, por nuk kam bërë kurrë politikë në klasë. Studentët më duan. Unë i urrej të gjitha format e dhunës, dua kafshët, bëj punë vullnetare. Ishte një gabim.
Në intervistën e publikuar të plotë në Roma online, arsimtari raporton se mori “kërcënime me vdekje, fyerje dhe domate të hedhura në dritaret e shtëpisë së tij”.
Kam bërë denoncim në polici. Postimin nuk e fshiva nga frika, por e kuptova vetë se ishte gabim. Nuk pranoj që një mësues të ndajë skllavërisht idetë e qeverisë për t’u konsideruar i denjë për rolin e tij.
Ishte veprim i pamenduar, postim i shkruar në impulsivitet natën, pasi dëgjova lajmet se Italia vazhdonte të dërgonte armë në Izrael. U zgjova në mëngjes dhe thashë: “O Zot, çfarë kam shkruar?” E fshiva menjëherë, më vjen keq për këtë, kurrsesi nuk uroj vdekjen.
Në postim, i uronte vajzës së Giorgia Meloni-t “të njëjtin fat si vajza nga Afragola”, referuar 14-vjeçares Martina Carbonaro, e vrarë nga ish-i dashuri Alessio Tucci. Më herët reagoi edhe kryeministrja Meloni, e cila shkroi:
Kjo nuk është një përplasje politike e nuk është as zemërim. Eshtë diçka më e errët, që flet për një klimë të sëmurë, një urrejtje ideologjike, në të cilën gjithçka duket e lejuar, madje edhe dëshira për vdekjen e një fëmije për të sulmuar një prind.
Eshtë kundër kësaj klime të dhunshme që politika duhet të dijë të bashkohet. Sepse ka kufij që nuk duhet të kalohen kurrë dhe mbrojtja e tyre është një përgjegjësi që shkon përtej çdo përkatësie. Bota politike është unanime në dënimin e kërcënimeve sociale.