Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un deklaroi se tashmë nuk ka më nevojë për kryerjen e testeve të reja bërthamore.“Që nga 21 prilli, Peniani do të ndalojë testimet bërthamore dhe lëshimin e raketave balistike ndërkontinentale”, tha Agjencia Qendrore e lajmeve koreano-veriore. Prej kohësh Koreja e veriut kryente teste nukleare, duke shqetësuar fqinjët koreano-jugorë dhe Japoninë. Për këtë çështje pritet edhe një takim së shpejti mes Trump dhe Kim Jong-un.