Showbiz

Kim Kardashian në telashe, Kanye krejtësisht kundra zhveshjes së saj në platformat sociale

Kim Kardashian krahas faktit që ka serialin e saj televiziv dhe është një sipërmarrëse e suksesshme është gjithashtu e famshme për pozat e saj të zhveshura.

Edhe pse merr kritika të shumta duket se 37-vjeçarja ka vendosur të jetë krejtësisht vetëvetja duke mos u shqetësuar për ofendimet dhe kritikat online megjithatë, kur vjen puna tek bashkëshorti i saj, gjërat ndryshojnë.

E ftuar në “The Ellen Show”, Kim ka zbuluar për herë të parë se është në telashe të mëdha me Kanye West pikërisht për foto të tilla. Reperi famëkeq debaton gjithmonë me të duke i kërkuar me ngulm që ajo të mos më postojë kaq shumë foto ku shfaqet e zhveshur.

Ai irritohet shumë dhe mendon se koha kur Kim shfaqej e tillë ka përfunduar por kjo e fundit nuk ja vë veshin duke shkaktuar debate të ashpra.