E pabesueshme por e vërtetë, Kim Kardashian i është besuar një rol i rëndësishëm filmik krah aktores legjendare Jennifer Lopez.
Ishte vetë ylli i “Keeping up with the Kardashians” e cila e konfirmoi këtë lajm me anë të një video-je të postuar në platformat e saj sociale.
Kim nuk ka zbuluar se çfarë personazhi do të luajë, madje as titullin e filmit por tregoi se i ka mësuar mirë rreshtat e saj dhe është e emocionuar për këtë punë të re.
Ende nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë megjithëse Jennifer momentalisht ndodhet në xhirimet e filmit të saj më të ri “Marry Me”, një komedi romantike që fansat e presin më padurim.