Bota

Kina dhe SHBA-ja, shtyjnë luftën tregtare

Shtetet e Bashkuara dhe Kina shtyjnë luftën tregtare. Kjo pasi dy ekonomitë më të mëdha në botë raportuan përmirësim të marrëdhënieve.  Pas bisedimeve të nivelit të lartë të enjten dhe të premten e kaluar në Uashington, Pekini ra dakord me SHBA-të për ulje të defiçitit tregtar që Amerika ka me Kinën, por nuk është përmendur ndonjë shumë specifike. Administrata Trump kërkoi uljen e defiçitit prej 200 miliardë dollarësh.