Të paktën 18 persona vdiqën dhe pesë të tjerë u plagosën pas zjarrit të rënë në një lokal karaoke në jug të Kinës. Autoritetet kineze dyshojnë për një akt kriminal dhe jo për zjarr aksidental. Ngjarja ndodhi në qytetin Qingyuan, në provincën qendrore të Guangdong-ut.