Një kompani e filmave i ka ofruar Barcelonës dhjetë milionë euro për të financuar kontratën e Lionel Messit. Lojtari 34-vjeçar është aktualisht i lirë, pasi kontrata i skadoi më 30 qershor dhe mund të kalojë te çdo skuadër tjetër.

Edhe pas disa bisedimeve të zgjatura, ende nuk ka marrëveshje mes klubit katalunas dhe 6 herë fituesit të Topit të Artë. Kompania e filmave për të rritur, ‘Stripchat’ i ka bërë të ditur Barcelonës se janë të gatshëm që t’u ofrojnë dhjetë milionë euro, për të ndihmuar financimin e kontratës së re.
That is absolutely sensational television. My god. What a way to announce the expiration of Messi's contract pic.twitter.com/fmayfR2umJ
— Carl Anka (@Ankaman616) June 30, 2021
Max Bennett, i cili është nënkryetari i “Stripchat”, tha për “Daily Star” se ata janë të gatshëm të ofrojnë shumën.
Si një tifoz i zjarrtë i futbollit, unë jam i vetëdijshëm që FC Barcelona po punon për gjetjen e fondeve për të përballuar një kontratë të re për fytyrën e marketingut tuaj, Lionel Messit. Do të ishte për të ardhur keq që Leo, i cili është regjistruar si lojtar i Barcelonës për 20 vjet, të largohet. Në një përpjekje për të ndihmuar financimin e kontratës së tij, unë doja të ofroja 10 milionë për t’u bërë partner i transmetimit të drejtpërdrejtë për Barcan për sezonin e ardhshëm.
Rikujtojmë, se 4 vite më parë, Leo Messi dhe bashkëshortja e tij, Antonella Roccuzzo, kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre. Më 30 qershor të vitit 2017 ata u betuan për dashurinë e tyre deri në përjetësi dhe organizuan një dasmë përrallore në vendlindjen e tyre, Argjentinë.
Antonella e ka kujtuar këtë ditë të veçantë me një video nga momentet më të bukura nga dasma të cilën e ka shoqëruar dhe me disa fjalë të ëmbla dashurie për Messin.