4 vite më parë, lojtari shumë i talentuar i futbollit, Leo Messi dhe bashkëshortja e tij, Antonella Roccuzzo, kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre. Më 30 Qershor të vitit 2017 ata u betuan për dashurinë e tyre deri në përjetësi dhe organizuan një dasmë përrallore në vendlindjen e tyre, Argjentinë.
Ditën e sotme Antonella ka kujtuar këtë ditë të veçantë me një video nga momentet më të bukura nga dasma të cilën e ka shoqëruar dhe me disa fjalë të ëmbla dashurie për Messin.
Gëzuar përvjetorin dashuri! 4 vjet nga ajo ditë dhe për shumë të tjera bashkë. Të dua!
https://www.instagram.com/p/CQv6GQap8W2/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ec05a6e3-e2fc-42d5-81c6-75627fbbce59
Gjithashtu ajo ka ndarë në “Instastory” disa foto shumë të ëmbla nga zotimet e dasmës ku përkrah tyre shfaqet edhe djali i tyre i madh, Thiago.


Antonella dhe Leo Messi janë bashkë prej gati një jete, sepse të dy njihen që nga koha kur ishin fëmijë. Ndërkohë sot ata janë burrë e grua dhe madje prindër të 3 fëmijëve, Thiago, Mateo dhe Ciro. Në dasmën e tyre kishte të ftuar më shumë se 250 miq dhe familjarë, duke përfshirë edhe disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit. Në ceremoninë madhështore të dasmës ishin shumë të pranishëm edhe futbollistë, të tillë, si Neymar, Luis Suarez, Cesc Fabregas, por edhe ish-lojtar si Carles Puyol.
Rikujtojmë se, Lionel Messi dhe Barcelona, zyrtarisht kanë ndërprerë bashkëpunimin kontraktual ditën e djeshme. Marrëdhënia më shumë se dy dekada me klubin përfndoi pasi Messi nuk ka rënë dakord për një kontratë të re me gjigandët katalanas.