Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, ka folur për herë të parë publikisht për jetën e saj personale, gjatë një interviste në emisionin “S’e Luan Topi”. Artistja, e cila prej vitesh është aktive në Itali, pranoi se është në një lidhje dashurie, por theksoi se partneri i saj qëndron larg vëmendjes së mediave.
Jam e dashuruar, jam me dikë, por personi është larg dritave, larg ekranit, kështu që për momentin preferojmë të mos kemi dalje publike. Por sigurisht që do të vijë momenti që do ta them
-tha Klaudia me një buzëqeshje të ndrojtur.
Gjatë bisedës me moderatoren Erjona Rusi, ajo la të kuptohej se nëse gjithçka shkon mirë, nuk përjashtohet mundësia që çifti të shfaqet së bashku në të ardhmen.
E pyetur nëse ka nisur të mendojë për zgjerimin e familjes dhe ardhjen në jetë të një fëmije, Klaudia u shpreh me sinqeritet:
Shumë herët nuk është, nuk është as vonë, por besoj kur të vijë momenti i duhur. Padyshim që dua të bëhem nënë, por kur të ndodhë me personin e duhur.
Duket se Klaudia Pepa po jeton një kapitull të qetë e të bukur në jetën e saj, duke ruajtur një ekuilibër mes karrierës artistike dhe lumturisë personale.