Sport

Kombëtarja gjermane, Erdogan ‘trazon ujërat’

Polemika te përfaqësuesja gjermane e futbollit. Shkak janë bërë lojëtarët me origjinë turke të natyralizuar gjermanë, Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan, të cilët i dhuruan presidentit turk Recep Tayyip Erdogan fanelat e tyre të firmosura gjatë një eventi të zhvilluar në Londër. Shumë politikanë në Berlin kritikuan sjelljen e dy futbollistëve, duke ngritur pikëpytje për besnikërinë e tyre ndaj vlerave demokratike të Gjermanisë.