Gina Haspel, kandidatja për postin e drejtores së CIA-s, mori sot mbështetjen e komisionit të çështjeve të zbulimit në senatin amerikan. Emërimi i saj kalon tani në senatin e plotë, për konfirmimin përfundimtar. Haspel është akuzuar për praktika të ashpra për marrjen në pyetje të personave të dyshuar për terrorizëm, pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Gjatë seancave të dëshmisë në senat, ajo premtoi se nuk do ta bënte më një gjë të tillë.