Mbledhja e Komisionit Kuvendor të Shëndetësisë u shoqërua sot me debate të ashpra për shkak të Çështjes “Xhafaj”. Përfaqësuesit e Opozitës kërkuan dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj lidhur me akuzat se vëllai i tij është implikuar në trafik droge. Por, Deputetja Socialiste, Elisa Spiropali akuzoi Opozitën se po bën puç si në vitin 1998. Sipas saj, “Këtë herë duke sajuar audio-përgjimin, jo me armë”.