Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit zhvilloi këtë të enjte mbledhjen e radhës në “Shtëpinë e Futbollit”, ku u diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishme për zhvillimin e futbollit shqiptar. Në fokus të takimit ishte projekti ndërtimor i hotelit pranë Shtëpisë së Futbollit, një investim strategjik që synon të përmirësojë infrastrukturën akomoduese për ekipet tona kombëtare si edhe organizimet ndërkombëtare.
LEXO EDHE: Futbolli me katër rregulla të reja, FIFA i diskuton më 1 mars!
Në vijim të projektit “Topi Yt”, që zbatohet prej disa vitesh nga Federata e Futbollit, Komiteti diskutoi edhe për nevojat për furnizimin me topa për sezonin 2025-2026, duke siguruar që klubet dhe ekipet shqiptare të kenë bazën e duhur materiale për zhvillimin e aktiviteteve sportive. Gjithashtu, u shqyrtua edhe ecuria e projektit të stadiumit “Besa”, të Kavajës.
LEXO EDHE: Luhet të shtunën dhe të dielën java e 27-të e Superiores!
Një tjetër temë e rëndësishme kishte të bënte edhe me ndërhyrjen në sistemin e mirëmbajtjes së fushave sportive, për të garantuar kushte optimale për stërvitje dhe ndeshje. Ndër të tjera u analizua edhe kërkesa për blerjen e materialeve të fizioterapisë dhe integratorëve për ekipet kombëtare, si dhe propozimi për blerjen e pajisjeve GPS, të cilat do të ndihmojnë në monitorimin dhe analizimin e performancës së lojtarëve.