Bota

Kompania “Adria Airways” pezullon fluturimet

Kompania “Adria Airways” me qendër në Slloveni, pezulloi fluturimet për shkak të mungesës së fondeve. Kompania ndaloi fluturimet e saj për sot  dhe nesër, duke thënë se do të realizojë vetëm një fluturim në “qendrën më të rëndësishme” të Frankfurtit në Gjermani. Mediat sllovene raportojnë se mijëra njerëz janë prekur nga kjo masë, dhe janë detyruar të kërkojnë zgjidhje të tjera të transportit.Agjencia e lajmeve STA e përshkroi këtë situatë si “shqetësimin më të madh në aviacionin civil slloven në dekada”.