Drejtori i Aviacionit Civil të Kosovës, deklaroi se kompania ajrore me të cilën u deportuan gjashtë shtetasit turq kishte gënjyer institucionet kosovare për qëllimin e fluturimit. Driton Gjonbalaj tha se leja ishte kërkuar për fluturim komercial. Më 29 mars, me kërkesë të Turqisë, Policia e Kosovës dëboi gjashtë qytetarë turq, pesë prej tyre punonjës në shkollën “Mehmet Akif”, ndërsa i dëbuari i gjashtë ishte mjek turk. Të gjithë akuzohen për lidhjen me Fetullah Gylen, që Ankaraja e akuzon për grushtin e dështuar të shtetit.