Sport

Konfirmohet pezullimi për Jashanicën, reagon Skënderbeu

Komisioni i Apelit në UEFA lë në fuqi dënimin me 2 vite pezullim për futbollistin e Skëndërbeut Bajram Jashanica për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara. Korçarët theksuan se nuk janë të bindur me vendimin dhe se do ta apelojnë atë menjëherë në CAS, ndërsa thonë se i kanë ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme futbollistit, që nuk është aspak fajtor në këtë situatë.