Në fjalën e tij në Kongresin e Infermierisë, Kryeministri Rama tha se kurrë më partitë politike nuk do të vendosin kush rri në punë dhe kush ikën nga puna. Nderkaq ai tha se: “Është e pashmangshme që të mendosh që për 1001 arsye, njerëzit në sistemin e shëndetësisë janë objekt i një perceptimi shumë të rëndë. Në sistemin tonë shëndetësor ka mjekë, infermierë, ka edhe të tjerë që e njollosin bluzën e bardhë, por ajo që unë mund të dëshmoj, kam parë jo pak mjedise të shërbimit tonë mjedisor dhe kam takuar jo pak njerëz të këtij sistemi është se jo të gjithë janë njësoj, por shumica nuk janë të tillë. Ka gra dhe djem që e mbajnë bluzën e bardhë me nder. Nëse pyet njerëzit që për fat të mirë dhe fati i mirë i ndjek, nuk e kanë marrë ndonjëherë rrugën e spitalin në këto vite, përgjigja është se në spital po nuk pagove vdes, por nëse pyet ata që marrin shërbim sot, përgjigja nuk është e njëjta. Në shumë raste kam marrë mesazhe nga njerëz të zakonshëm, të cilët kanë marrë një shërbim në spital janë të befasuar dhe nuk e kanë pritur të shërbeheshin me dinjitet. Kryeministri foli edhe për pagat e infermierëve, duke u shprehur se këtë vit do bëhet çmos që të rriten sërish pagat. “Paga e sotme është më e lartë se e djeshmja, por e nesërmja do të jetë shumë e lartë se e sotmja. Duhet të themi se nuk kemi bërë asgjë akoma nëse i referohemi të nesërmes. Vetëm nga ulja e taksës ju përfitoni sot një pagë më shumë. Këtë vit ne do të bëjmë çmos ta rrisim përsëri pagën tuaj. Sepse shumica juaj janë gra dhe kjo është një ndër faktorët, sa më shumë të rrisim pagat e grave, aq më mirë shkojnë punët në familje”. Fjalën e tij Rama e mbylli: “Nëse Zoti do ishte në tokë do ishte infermier, nëse djalli do ishte në tokë do ishte në Parlamentin tonë!”