Transporti i specializuar i nxënësve ishte fokusi i kontrolleve të përqendruara nga efektivët e Policisë Rrugore në Tiranë. Nga verifikimet dhe kontrollet e ushtruara u gjobitën 15 drejtues mjetesh të transportit të specializuar për transport nxënësish, të cilët nuk kanë përdorur sistemet e fiksimit dhe rripave të sigurisë, ndërsa 10 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse. Rrugorët theksuan se të gjithë drejtuesit e trasportit të nxënësve rezultuan negativ në testin e alkolit.