Aktualitet

Korça nderon patriotët, homazhe dhe ekspozita në 109-vjetorin e shpalljes krahinë autonome!

109-vjetori i shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës, një nga momentet më domethënëse të historisë sonë, kur Korça u shndërrua në model të vetëqeverisjes, qytetarisë dhe organizimit institucional është përcjellë mes aktivitetesh të shumta.

Në këtë ditë simbolike Këshilli i Qarkut të Korçës ka organizuar në shenjë nderimi aktivitete të shumta kulturore, historike dhe përkujtimore si një homazh për vizionin e patriotëve korçarë dhe një kujtesë për vlerat e qytetarisë, arsimit dhe bashkimit.

Në Shtëpinë e Flamurit, godinën simbol të kësaj dite nuk kanë munguar as ekspozimet e dokumenteve dhe dëshmive të kohës të sjella nga Koleksionisti dhe historiani Niko Kotherja

LEXO EDHE:  “Hemodializa – monopol”/ Deputetët akuza për abuzime në koncesionin e fituar nga kompanitë e Klodian Allajbeut!

Çdo 10 dhjetor Korça kujton shpalljen e Krahinës Autonome të Korçës përmes aktiviteteve që shërbejnë si një urë mes së shkuarës dhe së sotmes, duke nderuar figurën e Themistokli Gërmenjit, por edhe gjithë plejadën e patriotëve që kontribuuan në këtë moment historik.

LEXO EDHE: 100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut, Rama: Ishte si një masë graniti në Shqipërinë e Re