Aktualitet

Aeroporti i Vlorës, punonjësit e Behgjet Pacollit nxjerrin nga zyrat vartësit e Valon Ademit!

Punonjësit e “Mabco”-s së Behgjet Pacollit janë rikthyer në kantierin e Aeroportit të Vlorës, ashtu siç biznesmeni njoftoi një ditë më parë.

Por, sapo shkuan atje, u përplasën me rojet e sigurisë që i kanë penguar të kalonin. Raportohet se gjatë këtij momenti të tensionuar, ata hynë me forcë.

Kjo çoi në konflikt me punonjësit e “2A Group” të Valon Ademit dhe i kanë nxjerrë këta të fundit jashtë nga zyrat. Policia ka shkuar në vendngjarje.

Rikthimi i punonjësve të “Mabco”-s në kantier vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë që i riktheu kompanisë së biznesmenit Pacolli të drejtën e administrimit.