Bota

Koreja e Veriut pritet të çmontojë vendin e testeve bërthamore

Koreja e Veriut njoftoi se do të çmontojë vendin e saj të testeve bërthamore. Ceremonia për shpërbërjen e qëndrës së testimit raketor është planifikuar të zhvillohet nga data 23 deri më 25 maj. Çmontimi ndodh vetëm tre javë para samitit të shumëpritur në Singapor, ku lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump.