Bota

Koreja e Veriut vë në diskutim paktin me Donald Trump-in

Koreja e Veriut vë në pikëpyetje paktin me Donald Trump-in. Duket se vendi komunist po përfundon zgjerimin e një baze të rëndësishme të prodhimit të raketave balistike. Të paktën kështu sugjerojnë imazhet satelitore, në Institutin e Materialeve Kimike në qytetin Hamhung. Ky institut është përgjegjës për ndërtimin e pjesëve të raketave balistike dhe zgjerimi i tij s’është aspak lajm i mirë.