Aktualitet

Kosova dhe Ballkani i hapur, në fokus të takimit Rama-Escobar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjete sociale, pas takimit me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Kreu i qeverisë ka publikuar edhe foto nga takimi me të dërguarin special të SHBA për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar.

Kryeministri shqiptar shprehet se kanë diskutuar mbi partneritetin e SHBA-së me Shqipërinë. Ndër të tjera Rama shkruan se folën për dialogun e domosdoshëm të Kosovës me Serbinë dhe Ballkanin e Hapur, nismë për të cilën tha se mbështetet edhe nga administrata Biden.

“Kënaqësi të mikprisja Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim shumë miqësor, ku folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht”, sipas Ramës.

Më herët, Ndihmës Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar zhvilloi takime me zyrtarë të tjerë shqiptarë