Aktualitet

Në ditën e protestës mbarëkombëtare, Rama refuzon dorëheqjen: Timoni nuk dorëzohet te zhurma

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur thirrjes së vazhdueshme të protestueseve prej 20 ditësh që të jepte dorëheqje. Në një fjalim nga mbledhja e grupit të PS-së, Rama bëri një krahasim te veprës së Omerit, duke sjellë personazhin e Odisesë.

Ai tha se kurrë pushteti nuk do të shkojë në duart e zhurmës.

“Më kanë shkruar shumë njerëz sikur kam dhënë përshtypje sikur do të japë dorëheqjen! Nuk më ka shkuar kurrë në mendje që një turmë të shkojë e të bllokojë aeroportin. Tërheqja pak nga pak e atyre që shkuan atje për të dalë në skemë, e mbetja e atij grupi ku ka përzierje të hatashme. Vinë njerëz nga Kosova, Maqedonia, për të shpëtuar Shqipërinë në emër të shqiptarëve! Ulërijnë! Ndërkohë që njerëzit që funksionojnë me arsye, dhe ata në banka, më të mirëpaguarit, e kuptojnë se këtu ka diçka që nuk shkon fare. Si kam dhënë përgjigje kujt se më është dikur si… Kur ka momente të tilla kam kënaqësi të kujtoj një hollësi të Homeri kur Odiseja afrohet pranë sirenave dhe refuzon që të mos t’i dëgjojë. Përkundrazi ai insiston ti dëgjojë, sepse kupton se sa i madh është tundimi në një mënyrë apo një tjetër. Ai lidhet pas diregut të anies, jo se ska besim te vetja, por nuk e negocion destinacinon. Atë që vetja në një moment të vetëm mund tia bëjë që të hidhet në ujë pas sirenave, ai e ndalon me litarët, duke e lidhur veten. Qëllimi është çka e ka çuar deri aty dhe deri në fund. Kjo e Odiseut është metafora më e jashtëzakonshme e lidersipit dhe qeverisë. Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma. Një udhëheqje nuk i jepet zhurmës. Sa më shumë zhurma zmadhohet, aq më shumë një grup udhëheqës forcon identitetin e vetë duke bashkuar të gjithë në emër të destinacionit“, tha Rama.