Rajoni

Kosova ende pa një datë për raportin e vizave

Ende nuk ka një datë të saktë se kur do të publikohet raporti i Komisionit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky raport pritet të identifikojë zhvillimet pozitive por edhe ngecjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Megjithatë Qeveria e Kosovës vazhdimisht thotë se publikimi i raportit është çështje ditësh. Edhe sipas mediave kosovare raporti do të dalë para datës 11 korrik dhe thuhet se do të jetë pozitiv.